Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat me vlerë mbi 23 milionë për asfaltimin e rrugëve në Tërnoc, Bujanoc dhe Breznicë.

Gjithsejtë do të asfaltohen 13 rrugë të ndryshme që do t’i kontribuojnë përmirësimit të infrastrukturës në radhë të parë.

Në mesin e rrugëve të parapara është edhe asfaltimi i rrugës tek varrezat e Strukarëve në Tërnoc.

Në Bujanoc përveç përfshirjes së disa lagjeve është paraparë edhe asfaltimi në zonën industriale që i kontribon zhvillimit më efikas të veprimtarive të ndërmarrjeve ekonomike në ketë pjesë.

Komuna e Bujanocit edhe më tej mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte sa më të mira për gjith qytetarët e Komunës së Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme