Në programin e mëngjesit të Televizionit nacional serb “Happy TV” të udhëhequr nga gazetari kontravers, Millomir Mariq, ku për mysafirë pati Dragosllav Boka, kryetar i instutit për strategji nacionale, si dhe Millosh Stojkoviq, kryetar i koalicionit të serbëve të riatdhetësuar nga Kosova, pos tjerash diskutua edhe mundësia e pajtimit në mes të popujve në ish Jugosllavi.

Përderisa u bisedua çështja aktuale e Kosovës, kryetari i institutit për strategji nacionale, Dragosllav Boka, theksoi se: “Çështja e Kosovës, i ngjanë një ringu të MMF-së, ku përderisa kundërshtarët godasin Serbinë me gjitha gjymtyrët e trupit, Serbisë, i është mohuar t’i ketë në predispozicion dy duartë për luftë në ketë ring”.

Nga ana tjetër, Millosh Stojkoviq, kryetar i koalicionit të serbëve të riatdhetësuar nga Kosova, duke folur për mundësinë e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve, deklaroi se: “Kur keni ndëgjuar Hashim Thaçin, Agim Çekun, Ramush Haradinajn, të thonë ka pas gabime. Jo, ata mburren me faktin që n’a kanë vrarë, dhe ne, me aso shqiptarë nuk duhet të bisedojmë. Ne për pajtim duhet të flasim me shqiptar sikur që është kryetari i Komunës së Preshevës. Një djal i ri, i shkëlqyeshëm, i cili flamurin serb, e ka vendosur në Komunën e Preshevës, i cili thotë se dëshiron të bisedojë për të ardhmen, dhe ne (serbët) duhet me këso shqiptarë të bisedojmë me të cilët do të mund edhe të pajtohemi. Nëse dikush mendon që me Hashim Thaçin të paqësohemi, atëherë shkoni tek dhoma e të përkujtuarve në lagjen Sllavija tek Sima Spasiq, dhe shihni sa serbë janë të vrarë” – deklaroi, Millosh Stojkoviq, serb nga Kosova.

Megjithate, kjo nuk është hera e parë, që zyrtarët serbë po lëvdojnë, punën e Shqiprim Arifit, përderisa, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish kryeministrin Agim Çekun dhe kryeministrin aktual Ramush Haradinajn i quajnë vrasës dhe terrorist.

Në vazhdim ju sjellim insertin e dekleratës së Millosh Stojkoviqit:


Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme