Botë Përshkallëzohet dhuna ndërmjet Izraelit dhe Hamasit Nga Wikiliks U postua 13/11/2018 1 Min e Lexuar 0 0 49 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Izraeli ka bërë me dije se avionët e tij luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pasi militantët kanë hedhur 370 raketa në Izrael. Së paku tre palestinezë janë vrarë nga sulmet në Gaza, ndërsa një civil është vrarë në një sulm me raketa në qytetin izraelit të Ashkelonit. Edhe Izraeli, edhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kanë kërcënuar se do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Vëzhguesit atje kanë thënë se ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e tyre më 2014. Dhuna ka shpërthyer kur një mision i fshehtë izraelit është ekspozuar të dielën në Gaza. Shtatë militantë palestinezë, përfshirë një komandant ushtarak të Hamasit, si dhe një anëtar të njësisë së fshehtë izraelite, janë vrarë gjatë këtij incidenti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Diplomati britanik pas Prishtinës në Beograd Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me diplomatin britanik, Richard Moore, me të …