Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Falë bashkëpunimit të mirë mes komunës së Bujanocit dhe Agjencionit turk TIKA , Bilaçi ka përfituar një park për fëmijë, i cili sot zyrtarisht është përuruar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ambasadori i Republikës së Turqisë Hami Aksoy, koordinatori i TIKA-s Mehmet Anaç, dhe kryetari i shoqatës “Deli Agushi” Qani Nallbani. Projekti kap vlerën prej 57.000 € dhe është financuar nga komuna e Bujanocit me 22.000 € dhe Agjencioni TIKA me 35.000 €. Parku mban emrin “15 Korriku Parku i Demokracisë”. Ky është projekti i dytë që financohet në bashkëpunim me TIKA-n, pas donacionit të kamionit për mbledhjen e mbeturinave që u dhurua një vit më parë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ragmi Mustafi: Të drejtat që kanë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafi, i ftuar në …