Botë Policia turke arreston mbi 100 persona Nga Wikiliks U postua 09/04/2019 1 Min e Lexuar 0 0 63 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Policia turke njoftoi se ka arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me klerikun Fetullah Gulen, i akuzuar për tentim grusht-shteti në vitin 2016. Prokurorët lëshuan urdhër-arrest për 400 persona por vetëm 127 u arrestuan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu. Bastisjet për arrestimin e të dyshuarve tjerë janë duke vazhduar në mbarë vendin. Dhjetra mijëra persona po mbahen në burg pasi dyshohet se janë të lidhur me klerikun që jeton në SHBA, Fetullah Gylen dhe lëvizjen e tij. Mbi 140.000 punëtorë të sektorit publik janë përjashtuar ose pezulluar nga puna nën dyshimet se janë të lidhur me këtë lëvizje. Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan e akuzon Gulenin për urdhërimin e grusht-shtetit të dështuar por kleriku që jeton në Pensilvania të SHBA-së mohon pretendimet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi për “Bota sot” Presidenti Vuçiq “frikacak” e “oportunist” Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur “frikacak” e “oportunist” …