Sipas informacioneve ende jozyrtare, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të premten (nesër), do të vizitojë Vranjën dhe Bujanocin, shkruan Bujanovaçke transmeton Wikiliks.org
Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Serbisë mund të vizitoj shkollën shqipe në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit.
Vuçiq pritet të vizitoj Vranjën dhe Bujanocin të premten.
Presidenti i Republikës së Serbisë gjatë qëndrimit në Vranjë dhe Bujanoc pritet të vizitojë shkollën e fshatit Lluçan, e cila është në kushte të vështira dhe rrezikon jetën e fëmijëve.
Me këtë vizitë pritet të konfirmohet investimi i Qeverisë së Serbisë në renovimin e kësaj shkolla, pas renovimit të disa shkollave serbe në komunën e Bujanocit.