Visar Memeti nga rradhat e APN-së ka shpallurë kandidaturën e tijë për të marrë kreun e APN-së pasi që kryetari i deritanishëm Shqiprim Arifi ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për kryetarë të partis.

Mehemti e ka njoftuar vet opinionin përmes rrjetit social facebook.

Ky është njoftimi i plote i z.Memeti

Të nderuar qytetarë e bashkëatdhetarë të Luginës së Preshevës, aktivist e anëtarë të ALTERNATIVËS për Ndryshim,

Dashuria për vendin, do të thotë të mos kesh momente pushimi, por vetëm punë me dinjitet e devotshmëri, dedikuar mirëqenies së plotë të jetesës.

Nisur nga kjo dhe nga fakti se subjekti ALTERNATIVA, është pikënisja dhe themeli i ndryshimeve të mëdha në vendin tonë, si dhe një nga udhërrëfyesit e parë për plotësimin e pikturës së qytetit që një ditë të marrë pamjen e duhur, dua t’ju njoftoj kam shpallur KANDIDATURËN time për KRYETAR të subjektit ALTERNATIVA për Ndryshim.

Kjo vazhdimësi e rrugëtimit shumëvjeçarë në ALTERNATIVË, do të na gjejë me strukturë të re e cila është vazhdimësi e një strukture me plot dinjitet e punë me vullnet, e që punët e nisura t’i bëjmë bashkë dhe për njëri-tjetrin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme