Faqja Kryesore Botë Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen kauzës

Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen kauzës

1 Min e Lexuar
0
0
60

Afër dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong kundër një ligji kontravers për ekstradim, thonë organizatorët.

Nëse konfirmohet, kjo mund të jetë protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut.

Policia tha se kulmi i pjesëmarrësve ishte 338.000.

Masa doli megjithëse projektligji që do të lejonte ekstradimin nga Hong Kongu në Kinën kontinentale u pezullua të shtunën.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, të dielën kërkoi falje për propozimin e projektligjit.

Shumë protestues, të cilët kanë frikë nga rritja e ndikimit kinez mbi Hong Kong, po i bëjnë thirrje asaj të japë dorëheqjen për trazirat.

Ata gjithashtu po kërkojnë që ligji të hiqet, jo vetëm të pezullohet.

“Marshimi i sotëm kishim pothuajse dy milionë njerëz”, u tha gazetarëve Jimmy Sham, nga grupi i protestave të Frontit për të Drejtat e Njeriut, të dielën mbrëma.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë