Botë Puç ushtarak në Venezuelë Nga Wikiliks U postua 30/04/2019 3 Min e Lexuar 0 0 32 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i opozitës dhe i vetëshpallur president i Venezuelës, Juan Guaido, ka publikuar një video në internet, për atë që ai e quajti “faza finale” e planit të tij për ta rrëzuar Nicolas Maduron. Në video të postuar në Twitter, ai shihet duke i bërë thirrje popullit dhe ushtrisë që ta mbështesin atë, në përpjekjet e tij për ta rrëzuar “uzurpimin” e Maduros, raporton The Guardian. Ai në video shihet i shoqëruar nga disa burra tjerë me uniforma ushtarake, dhe një udhëheqës tjetër të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili duhej të ishte nën arrest shtëpiak. Ai tha se ndodhet në bazën ajrore ushtarake në qytetin e Caracas. “Forcat e armatosura kombëtare e kanë marrë vendimin e duhur, dhe ata llogarisin në mbështetjen e popullit të Venezuelës, mbështetjen e kushtetutës sonë, dhe garancinë se ata janë në anën e duhur të historisë” tha ai. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të informacionit së Venezuelës, Jorge Rodriges. Ai në rrjetin social Twitter, i cilësoi ata si një grup i vogël tradhtarësh. “Ne e informojmë popullin e Venezuelës se një grup i vogël tradhtarësh të personelit ushtarak, po marrin pjesë në një puç kundër kushtetutës dhe paqes në republikë. Kjo përpjekje po mbështetet nga vrasësit e grupet ekstreme, të cilët paralajmëruan dhunë disa muaj më parë. Ne i bëjmë thirrje popullit për qetësi, në këtë kohë kur po mundohemi të mposhtim tentim puçin” shkroi në Twitter ministri i informacionit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Marrëveshja finale me Serbinë, kosovarët e serbët me qëndrime të kundërta Qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës kanë qëndrime jokonsekuente dhe pozicione të ndryshme sa …