Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të gjithë janë në pritje të fillimit të fazës Finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Platforma për bisedime e shtetit të Kosovës, si asnjë herë më parë, në mënyrë eksplicite, përmend edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin për të drejtat e tyre, të cilat duhet kushtëzuar me parimin e reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë. Ky është qëndrim fillestarë i shtetit të Kosovës për bisedimet që priten të fillojnë. Por, pak kush mund të prognozojë saktë se çka do të sjellë fundi i bisedimeve dhe çka do të përmbajë Marrëveshja ligjërisht obligative mes dy shteteve. Aq më pak ka qartësi se çka do të ndodhë me të ardhmen e Luginës së Preshevës. Është një situatë sa shpresëdhënëse aq edhe e paqartë për të ardhmen e këtij rajoni. Dhe derisa paqartësia dhe mjegulla qëndron mbi të ardhmen e Luginës së Preshevës e ashtuquajtura opozitë në Bujanoc nuk mendon tjetër veç për para, kush sa ka marrë nga ky subvencion, kush është ai që ka dhënë, kush paska “keqpërdorë”. Filozofia e keqpërdoruesit mbetet manipulimi. Keqpërdoruesi e ka të pamundur, siç duket, të kuptojë se dikush mund edhe të punojë në mënyrë të ndershme. Keqpërdorusi mendon se se njerëzit kanë harruar bëmat e tij dhe e shpall veten të rehabilituar. Atij nuk i intereson fati i përgjithshëm atij i intereson veç mundësia për të marrë diçka. Ai harron se vetëm pak muaj më pare nga vota e popullit e mori përgjigjen e merituar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi e shan me nënë plakun e moshuar Ramiz Zeneli apo siç e njohim të gjithë sikur plaku që përkujdeset për vendin ku …