Në vigjilje të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë çmimet “Nderi i Qytetit” për tetë personalitete që kanë dhënë shumë për sportin gjilanas.

– Qeverisja Lokale e Gjilanit  mbajti Manifesitim Festiv ku në mesin e Kontribuesëve të shumt të kohërave të vështira u dekoruan edhe 4 Personalitete nga Komuna e Bujanocit.

Çmimi “Nderi i Qytetit” shkon për personalitetet që dhanë shumë për sportin gjilanas, Xhelal Behluli, Naim Rexhepi, Zejdi Rexhepi, Nexhat Behluli, Ekrem Rukovci, Shukri Sylejmani, Shemsedin Abazi dhe Selami Osmani – Bezi (post mortum). Në kohët më të vështira në okupimin më të rëndë, ka qenë e paimagjinueshme jeta pa rolin dhe kontributin e këtyre personaliteteve në organizim e veprimtari të jetës kulturore e sportive. Urime!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme