Të gjithë janë në pritje të fillimit të fazës Finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Platforma për bisedime e shtetit të Kosovës, si asnjë herë më parë, në mënyrë eksplicite, përmend edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin për të drejtat e tyre, të cilat duhet kushtëzuar me parimin e reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Ky është qëndrim fillestarë i shtetit të Kosovës për bisedimet që priten të fillojnë.

Por, pak kush mund të prognozojë saktë se çka do të sjellë fundi i bisedimeve dhe çka do të përmbajë Marrëveshja ligjërisht obligative mes dy shteteve.

Aq më pak ka qartësi se çka do të ndodhë me të ardhmen e Luginës së Preshevës.

Është një situatë sa shpresëdhënëse aq edhe e paqartë për të ardhmen e këtij rajoni.

Dhe derisa paqartësia dhe mjegulla qëndron mbi të ardhmen e Luginës së Preshevës e ashtuquajtura opozitë në Bujanoc nuk mendon tjetër veç për para, kush sa ka marrë nga ky subvencion, kush është ai që ka dhënë, kush paska “keqpërdorë”.

Filozofia e keqpërdoruesit mbetet manipulimi.

Keqpërdoruesi e ka të pamundur, siç duket, të kuptojë se dikush mund edhe të punojë në mënyrë të ndershme.

Keqpërdorusi mendon se se njerëzit kanë harruar bëmat e tij dhe e shpall veten të rehabilituar.

Atij nuk i intereson fati i përgjithshëm atij i intereson veç mundësia për të marrë diçka.

Ai harron se vetëm pak muaj më pare nga vota e popullit e mori përgjigjen e merituar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme