Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryesia qëndrore e Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e përfunduar pak më parë ka nominuar Shaip Kamberin, kryetarin e PVD-së, kandidat për Deputet në zgjedhjet parlamentare të 26 Prillit. Shaip Kamberi, kryetari i PVD-së, do të jetë kandidati me numër 1 në Listën e përbashkët të partive politike shqiptare të dakorduar me iniciativë të Ministrit Cakaj në Tiranë dhe të nënshkruar nga kryetarët e pesë partive politike shqiptare. Kryesia e PVD-së ka propozuar poashtu Edita Asllanin nga Presheva, kandidate për Listën e përbashkët për këto zgjedhje. Në mbledhjen e Kryesisë qëndrore janë emëruar edhe përfaqësuesit e PVD-së që do të jenë pjesë e Shtabit të përbashkët zgjedhor për zgjedhjet parlamentare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Emmanuel Macron i ka dërguar letër Kurtit për dialogun që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ta …