Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për mbështetjen e shqiptarëve në kohën e Covid 19. “E mirëpres dhe përshëndes këtë veprim. Njëri nga vendimet më serioze të Qeverisë në detyrë sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. “Vendimi i sotëm na gëzon. Është shuma më e madhe deri tash për ne. Këto para do të përdoren për të ndihmuar institucionet e shqiptarëve në përmirësimin e gjendjes së tyre në rajon dhe mbrojtjen e drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Arrestohet rrëmbyesi i një femre në Prishtinë Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, shtetas të huaj i cili ka …