Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sikur edhe të gjitha seancat e deritanishme, edhe kjo e sotshmja u përshkrua nga udhëheqja e papërgjegjshme e kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihut. Është e pa tolerueshme kur personi që do të ishte dashur të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit, është pikërisht personi që për të disatën herë është kontribuesi kryesor i degradimit të institucionit më të lartë në komunën e Preshevës. Gjatë seancës së sotshme, kryetari i Kuvendit ndërpreu në mënyrë tendencioze fjalimin e këshilltares, njëherit kryetares së degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinanit. Me të njejtin problem u përballën edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PVD – së, Nadër Sadiku si dhe këshilltari Skender Destani, edhe pse fjalimet e tyre ishin brenda pikës së rendit të ditës, e që ishte raporti i punës së Entit Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë. Sjellja arrogante e kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës në raport me këshilltarët e opozitës, e në anën tjetër heshtja e tij në momentet kur kryetari i komunës së Preshevës keqpërdor foltoren e Kuvendit, është e turpshme dhe jo profesionale nga ana e tij. Pikërisht ishin këto arsyet të cilat detyruan grupin e këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik të lëshojnë seancën. Preshevë,22.11.2018 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjindet një sasi e madhe e arsenalit ushtarak në fshatin Konçul Mediat serbe raportojnë për gjetjen e një arsenali të vërtetë ushtarak më datë 14 …