Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rifat Latifin – ministër të ri të Shëndetësisë. Kurti lajmin e ka bërë të ditur të martën përmes një konference për media. “Unë si kryeministër posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të shëndetësisë. Ministër do të jetë doktor Rifat Latifi”, ka thënë Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media Kirurgu Rifat Latifi vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018. Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani nënshkruan marrveshjen e kualicionit qeverisës në Preshevë Kryetarja e degës së PVD-ës Ardita Sinani një herit edhe kandidate për kryetare e …