Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rifat Latifin – ministër të ri të Shëndetësisë. Kurti lajmin e ka bërë të ditur të martën përmes një konference për media. “Unë si kryeministër posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të shëndetësisë. Ministër do të jetë doktor Rifat Latifi”, ka thënë Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media Kirurgu Rifat Latifi vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018. Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Like 0
Kroacia po lobon në OKB kundër prekjes së territoreve në negociatat Kosovë – Serbi Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është duke marrë pjesë në mbledhjen e 74-të të …