Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Para fillimit të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nisur ta proklamonte idenë e korrigjimit të kufirit me shtetin fqinj. Mirëpo, kjo ide e tij kishte hasur në kundërshtim të ashpër si në Kosovë, ashtu edhe në disa prej vendeve të fuqishme të botës. Por ditët e fundit zyrtarët e BE-së edhe një herë kanë bërë të ditur se nuk përjashtojnë mundësinë që në kuadër të fazës përmbyllëse të negociatave Kosovë – Serbi të ketë edhe lëvizje të kufijve Megjithëkëtë, ndërmjetësuesja e dialogut Frederica Mogherini ka thënë se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet mes dy vendeve nuk guxon të mbështetet në vija etnike. Një deklaratë të tillë e ka kundërshtuar ashpër kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar se Mogherini është duke e mbytur procesin e dialogut, shkruan Zëri. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se ndërkombëtarisht forcat për ndryshim të kufijve janë më të mëdha sesa forcat që janë të rreshtuara kundër këtij opsioni. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Luljeta Pula godet Shpend Ahmetin: Kaqusha Jashari ishte kuadër i Millosheviqit dhe Ali Shukriut Është keq identifikimi i Shpend Ahmetit dhe të tjerëve me Kaqusha Jasharin, e cila …