Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Cristiano Ronaldo është shpallur fajtor nga Gjykata Provinciale e Madridit për evazion fiskal. Portugezi i ka iku taksave nga viti 2011 deri 2014 dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ai. Kështu gjykata i ka shqiptuar atij dëbim me 23 muaj në burg, por pasi natyra e CR7 është jo e dhunshme dhe ai pranoi ofertën e prokurorëve të pagojë 18.8 milionë euro, ai nuk do të qëndrojë prapa grilave. Cristiano Ronaldo cuts a deal with Madrid court over tax evasion charges; accepts €18.8m fine and will likely avoid jail time. https://t.co/t3Ddkq0OTQ pic.twitter.com/gXY9OrdOqG — Jim Roberts (@nycjim) January 22, 2019 Vlen të theksohet se ligji në Spanjë parashikon dënimin me burg prapa grilave vetëm nëse shqiptohen me 24 muaj, pra pesë herë Topi i Artë shpëtoi lehtë nga e gjitha kjo. Kujtojmë se në Itali ai përfiton rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh. Për shumë vite shmangja e tatimeve nga ish-ylli i Real Madridi ishte krye tema e mediave botërore, por tani kjo mbyllet edhe zyrtarisht dhe i përket të kaluarës. Ronaldo tani mund të fokusohet 100 për qind të Juventusi ku po kalon në një formë shumë të mirë. Deri më tani në Serie A portugezi ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime duke e ndihmuar Zonjën e Vjetër të qëndrojë në krye të kampionatit elitar italian. Vlen të theksohet se Cristiano në Madrid ishte i shoqëruar nga e fejuara Georgina Rodriguez. Like 0