Cristiano Ronaldo është shpallur fajtor nga Gjykata Provinciale e Madridit për evazion fiskal.

Portugezi i ka iku taksave nga viti 2011 deri 2014 dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ai.

Kështu gjykata i ka shqiptuar atij dëbim me 23 muaj në burg, por pasi natyra e CR7 është jo e dhunshme dhe ai pranoi ofertën e prokurorëve të pagojë 18.8 milionë euro, ai nuk do të qëndrojë prapa grilave.

Vlen të theksohet se ligji në Spanjë parashikon dënimin me burg prapa grilave vetëm nëse shqiptohen me 24 muaj, pra pesë herë Topi i Artë shpëtoi lehtë nga e gjitha kjo. Kujtojmë se në Itali ai përfiton rrogë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Për shumë vite shmangja e tatimeve nga ish-ylli i Real Madridi ishte krye tema e mediave botërore, por tani kjo mbyllet edhe zyrtarisht dhe i përket të kaluarës. Ronaldo tani mund të fokusohet 100 për qind të Juventusi ku po kalon në një formë shumë të mirë.

Deri më tani në Serie A portugezi ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime duke e ndihmuar Zonjën e Vjetër të qëndrojë në krye të kampionatit elitar italian.

Vlen të theksohet se Cristiano në Madrid ishte i shoqëruar nga e fejuara Georgina Rodriguez.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport