Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka porositur se nuk dëshiron t’i komentojë propozimet për Kosovën lidhur me korrigjimin e kufijve, derisa nuk do të ketë plane konkrete për këtë. Në kabinetin e tij kanë konfirmuar se Kurtz ka biseduar në Vjenë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Ai ka inkurajuar Thaçin dhe Vuçiqin që të vazhdojnë me përparimin e dialogut, duke ua rikujtuar se “është parakusht” për integrimin në BE. Kurtz ka porositur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe se në këtë drejtim duhet tejkaluar nacionalizmat. Debatin për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurz nuk ka dashur t’i komentojë, ndërsa në kabinetin e tij kanë njoftuar se për këtë do të deklarohet vetëm atëherë kur në tavolinë do të prezantohen planet konkrete. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haliti: Pushteti i kontrabanduar në Preshevë, nga frika e humbjes ka filluar blerjen e votave dhe kërcënimet Këshilltari i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Shpëtim Haliti përmes …