Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tanimë është zyrtare se zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk do të zhvillohen edhe në Kosovë. Kësisoj, Komisioni serb i Zgjedhjeve ka vendosur që votuesit serbë nga Kosova mund të votojnë në vendvotimet në Bujanoc, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin Vendimi është marrë pasi që serbët janë njoftuar se nuk do të mund të votojnë në Kosovë. Komisioni në fjalë ka thënë se do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike në atë formë që votuesit nga Kosova të mund të arrijnë në qendrat e votimit. Kujtojmë se ka pasur presion të madh nga ndërkombëtaret që të lejohet edhe votimit fizik në Kosovë në zgjedhjet serbe. Sidoqoftë, një gjë e tillë është refuzuar nga Qeveria e Kosovës, kreu i së cilës, Albin Kurti, ka thënë se pala serbe ka refuzuar të kërkojë leje nga ta dhe të dialogojë për modalitetet e mundshme. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinale të Ligës së kampionëve. …