Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi menjëher pas largimit të Presidentit Vuçiq nga qyteti i Bujanocit ka reaguar përmes një shkrimi ku thot se presidenti Vuçiq nuk do të mund t’i ikë gjithë detyrimeve ndajë Luginës. Ky është shkrimi i plotë i Kryetarit Kamberi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës. Nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune. Prandaj, vizita e sotme e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kursesi efekt real për jetën e qytetarëve. Më shumë se spektakli mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve. E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë. Lugina e Preshevës ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe të drejta politike. Por, për këtë duhet dialog , vullnet, gatishmëri, dije dhe mendësi demokratike. E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë. Presidenti serb po dëshmon që Serbia nuk i njeh shqiptarët si qytetarë të barabartë. Pothuajse nuk ekzistojnë fare. Madje as serbët që nuk mendojnë si ai. Thjesht, një shtet-parti. Presidenti i Serbisë po i ikë ballafaqimit me shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që ka ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nëse presidenti Serb vërtetë do të zgjidh problemet e rajonit duhet ta ketë të qartë se këtë nuk mund ta arrijë në kafiterinë e Levkit, por, në komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e zgjedhura. Politika e strucit, përpos që i thellon problemet, është edhe afatshkurtër. Presidenti i Serbisë mund t’i ikë edhe pak përgjegjësisë. Pas derës së përpjekjes për shmangie, e pret automjeti për Bruksel. Apo, edhe jo. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mihrija “nuk lëshon pe” Këngëtarja e njohur shqiptare Mihrije Braha, pavarësisht se ka dekada në skenë, dhe pavarësisht …