Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Slloveni. Në emër të shtetit amerikan është deklaruar Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price. “Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është kritike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në Twitter. Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje nga Kosova dhe Serbia për zbatimin e marrëveshjes për targat mes dy vendeve. Përmes një postimi në Twitter, teksa njoftoi për takimin me Kurtin, Borrell u ka bërë thirrje dy palëve që të intensifikojnë punën dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila normalizon marrëdhëniet. “Me Albin Kurtin diskutuam për marrëveshjen e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim. Tani i bëj thirrje të dyja palëve të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që normalizon marrëdhëniet brenda #Dialogut të lehtësuar nga BE- ja”, ka shkruar Borrell. Ndërkaq, të mërkurën, Kurti tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kanë folur për Procesin e Berlinit. Përmes një postimi në Tëitter, ai theksoi se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PËRFAQËSUESJA E ZYRËS PËR RINI E SERBISË SHKARKOHET SEPSE DESHI TË SHKOJË NË PRISHTINË Pak para takimit të Këshillit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinjve, i …