Pak para takimit të Këshillit Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinjve, i cili duhej të mbahej në Prishtinë, përfaqësuesja serbe Milica Shkileviq është shkarkuar nga funksioni për shkak të vendimit që të merr pjesë në takim, për shkak të qëndrimit të qeverisë serbe se kjo “është në kundërshtim me interesat e shtetit”. Shkileviq porositë – i kam përfaqësuar ekskluzivisht interesat e të rinjve.

 

Avancimi i marrëdhënieve në mes të rinjve. Kjo ishte ideja e themelimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinjve. Është menduar se anëtaret e saj të veprojnë pavarësisht nga politikat e shteteve nga të cilat vijnë. Përfaqësuesja e Rinisë së Serbisë deshi që të udhëhiqet me këto parime në angazhimin e saj vullnetar, thotë, derisa nuk arriti informata se është shkarkuar.

“Unë këtë informatë kam marrë në mënyrë të tërthortë, dhe më pas kam pritur një kohë, kam pritur që personalisht ta marrë këtë informatë, sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me mua. Kur nuk e mora këtë, atëherë dërgova kërkesë zyrtare për arsyetim në Ministrinë e rinisë dhe sportit, prej të cilëve deri sot nuk kam marrë përgjigje, gjegjësisht, arsyetim, dhe ende po pres”, thotë përfaqësuesja  e RYCO (Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë) Milica Shkiljeviq.

Në ministri thonë për N1 se problemi është paraqitur për shkak të planit që seanca e Këshillit Drejtues të RYCO të mbahet në ndërtesën e “të ashtuquajturës Qeveri të Kosovës”. Për këtë shkak është vendosur që përfaqësuesit serb të mos marrin pjesë në këtë tubim. Megjithatë Shkileviq planifikonte të shkojë në mbledhje, gjë që në Qeverinë e Serbisë e kanë marrë si shkelje e instruksioneve për sjellje të përfaqësuesve zyrtarë shtetëror të Serbisë./Insajderi.com.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme