Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger u shpreh sot nga Tirana se OSBE është gati për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e krizës, por zgjidhja duhet vijë përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe të brendshëm. “Kryesia e OSBE kërkon investim kohe, përpjekje, Shqipëria s’ka dyshim që do e kalojë me sukses, do jetë një ushtrim shpërblyes nga aspekti politik, dhe do jetë i frytshëm për Shqipërinë në arenën politike ndërkombëtare. Është shans, për komitetin e OSBE që të mësojë më shumë për Shqipërinë, për të mësuar nga perspektiva rajonale e këtij vendi. Kryesimi i mirë i OSBE do jetë edhe një argument më i fortë sa i takon edhe në rrugën drejt BE, pra Shqipëria duhet të dëshmojë se rruga më e mirë për të zgjidhur krizat është dialogu. Le ta bëjmë këtë një përvojë të suksesshme për të gjithë”, tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Grupi i ri Parlamentar i deputetit Kamberi “Rajonet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës” Kuvendi i Serbisë ka nisur seancën në të cilën do të konstituohet mbledhja e …