Faqja Kryesore Botë Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Melburn

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Melburn

1 Min e Lexuar
0
0
35

Grupi militant Shteti Islamik tha se një prej pjesëtarëve të tij ka kryer një sulm me thikë, të premten në Melburn të Australisë, ku një person u vra dhe dy u plagosën.

Shteti Islamik e pranoi përgjegjësinë në ueb-faqen e tij Amaq, por nuk dha prova për pretendimet e tij.

Komisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se i dyshuari, me prejardhje nga Somalia, ka qenë i njohur për policinë dhe se incidenti po trajtohet si terrorizëm.

Policia tha se ai ka sulmuar tre kalimtarë me thikë, pasi ka dalë nga një kamion, i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Ai po ashtu bëri përpjekje të sulmojë oficerët e policisë, që arritën në vendin e ngjarjes, përpara se të qëllohej nga ta.

I dyshuari vdiq më pas në spital.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë