Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në raportin e departamentit analitik të Parlamentit Evropian të titulluar “Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës: konfrontimi ose normalizimi”, thuhet se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, mbi 100 vende e kanë njohur vendin Kosovën përfshirë 23 vende anëtare të BE-së, por njohja e plotë dhe anëtarësimi në shumicën e organizatave ndërkombëtare është ende larg. Në raport theksohet se Serbia dhe Kosova duan të jenë anëtare të Bashkimit Evropian – Serbia si vend kandidat dhe Kosova si kandidat potencial. Megjithatë, BE-ja këmbëngul se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën para se t’i bashkohet BE-së. Që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e BE-së, këto dy vende fqinje kanë zgjidhur disa nga çështjet teknike, por mosmarrëveshjet po pengojnë bashkëveprimin e përditshëm mes tyre në fusha siç është tregtia, furnizimi me energji dhe udhëtimi ndërkufitar, transmeton Telegrafi. Në raport ndër tjera thuhet se një nga pengesat kryesore është gjendja e pakicës serbe në Kosovë. Një në 12 kosovarë janë serbë dhe gati gjysma e tyre janë të vendosur në pjesën veriore. Dhe përkundër përpjekjeve për të integruar veriun që është i banuar me shumicë serbe me pjesët tjera të vendit, Prishtina ende po e ka problem ta kontrollojë atë rajon. Në vitin 2013 dhe 2015, është arritur pajtim që zonave me shumicë serbe në Kosovë t’i jepet autonomi, por përparimi sa i përket këtij aspekti është bllokuar tani. Në vitin 2018, presidenti i Kosovës dhe homologu i tij serb dolën me idenë e “korrigjimit kufitar”, ndoshta duke përfshirë shkëmbimin e veriut të Kosovës që banohet me shumicë serbe me disa rreth serbe që banohen kryesisht nga shqiptarët. Megjithatë, propozimi është kritikuar nga Gjermania, që frikësohet se çfarëdo shkëmbimi i territoreve rrezikon të shkaktojë paqëndrueshmëri duke vënë kështu në pikëpyetje kufijtë e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ekziston një kundërshtim i fuqishëm i brendshëm për këtë lëvizje si në Kosovë ashtu dhe në Serbi, thuhet ndër tjera në raportin e PE-së. Dhe përkundër presioneve të rritura ndaj të dy palëve që të arrihet më në fund një marrëveshje që mund të hapë derën e anëtarësimit në BE, marrëdhëniet mbeten të tensionuara dhe përparimi drejt normalizimit ka mbetur në një pikë, thuhet në fund të këtij raporti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti me katër propozime në këtë takim me Presidentin Vuçiq Kryeministri i Kosovës ka bër me dije se në këtë takim ka shkuar me …