Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova e Serbia s’kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, ka konfirmuar emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve të premten në Bruksel. Megjithatë, ai ka thënë se ka rezultate të përziera duke shtuar se ka pasur progres në temat tjera, përfshirë energjinë. Në një shkrim në Twitter, Lajçaku ka konfirmuar përfundimin e takimeve të ndara me kryenegociatorët. “Rezultate të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por u bë përparim për çështje tjera, përfshirë energjinë”, ka thënë ai. “Puna do të vazhdojë”. Në Bruksel, të premten është paraparë të diskutohej për targat, të pagjeturit dhe për energjinë. Takimet është paraparë të shfrytëzoheshin edhe për t’i hapur rrugë takimit në nivel të lartë në dialog. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Tetovës shpall tri ditë zie për viktimat e ngjarjes tragjike Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim që …