Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancën për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit të mbajtur sot u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërkuar nga kryeshefi I stacionit policor në Bujanoc të rrisë kujdesin në rregullimin e komunikacionit për shkak të ngulfatjes së trafikut në qendër të qytetit dhe në rrugën e Kosovës, gjegjësisht gjatë këtij sezoni veror. Gjithashtu, në mbledhje është aprovuar një Konkluzion në të cilën i është është kërkuar Shkollës së mesme Sveti Sava në Bujanoc të bëjë lirimin e parkingut e kësaj shkolle gjatë periudhës 01 deri më 22 gusht pa pagesë për qytetarët. Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për masat mbrojtëse rreth Covid 19, ku raportoi drejtoresha e Shtëpisë Shëndetit në Bujanoc e cila potencoi për rritjet e rasteve me Covid 19, gjatë muajit korrik. U kërkua vëmendje dhe kujdes shtesë nga qytetarët për të ruajtur shëndetin dhe t’i përmbahen rregullave të Covid 19. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Lajiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, Serbia do të pësojë dëm afatgjatë Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë …