Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë. Gjatë vikendit që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale. E sot në Kosovë pritet të qëndrojnë në një vizitë dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel. Berlini në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë të tërheqë taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe BeH. Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan, David Hale, ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog. Ai po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Moti i keq godet Evropën, stuhia “Darcy” godet Anglinë Stuhia ‘Darcy’ ka goditur Mbretërinë duke mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të …