Në Bibliotekën e qytetit, sot edhe zyrtarisht u përurua salla e leximit, e financuar nga Asociacioni Qytetar Bujanoci me seli në Zvicër.
Të pranishmëve ju drejtua me fjalë mirnjohëse Drejtori i Biblotekës,kryetari komunës, kryetari kuvendit dhe zv.kryetari komunës.
Asociacionit Qytetar nga Bujanoci me seli në Zvicër ju dhura një pikturë nga piktorja Bujanocase Leoneta Abdyli dhe një fotografi e qytetit të vjetër nga kryetari i kuvendit z.Enver Ramadani.
Ky është postimi i plotë i z.Ramadani
Mirënjohës pafund për mërgatën tonë, për kontributin e tyre në vendlindje, që vazhdimisht përkujdesen për vendin e tyre e tani edhe me projekte konkrete e bashkëkohore.
Ne, vazhdimisht kemi potencuar se qytetarët tanë në diasporë, janë aseti më i çmuar i shoqërisë, andaj së bashku mundemi t’i tejkalojmë dallimet dhe të përmirësojmë gjendjen e përgjithshme socio- ekonomike.
#Bashkëmundemi
#Diasporajonë
#AsociacioniqytetarBujanoci