Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Bibliotekën e qytetit, sot edhe zyrtarisht u përurua salla e leximit, e financuar nga Asociacioni Qytetar Bujanoci me seli në Zvicër. Të pranishmëve ju drejtua me fjalë mirnjohëse Drejtori i Biblotekës,kryetari komunës, kryetari kuvendit dhe zv.kryetari komunës. Asociacionit Qytetar nga Bujanoci me seli në Zvicër ju dhura një pikturë nga piktorja Bujanocase Leoneta Abdyli dhe një fotografi e qytetit të vjetër nga kryetari i kuvendit z.Enver Ramadani. Ky është postimi i plotë i z.Ramadani Mirënjohës pafund për mërgatën tonë, për kontributin e tyre në vendlindje, që vazhdimisht përkujdesen për vendin e tyre e tani edhe me projekte konkrete e bashkëkohore. Ne, vazhdimisht kemi potencuar se qytetarët tanë në diasporë, janë aseti më i çmuar i shoqërisë, andaj së bashku mundemi t’i tejkalojmë dallimet dhe të përmirësojmë gjendjen e përgjithshme socio- ekonomike. #Bashkëmundemi #Diasporajonë #AsociacioniqytetarBujanoci Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot viziton Kosovën Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov sot do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa …