Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa. Sveçla ka thënë se do të jetë i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë, njofton Klan Kosova. Sipas një njoftimi për media nga Ministria e Brendshme, Sveçla ka theksuar se roli i kësaj ministrie do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngritën çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje. Nga ana tjetër, Mustafa ka uruar Sveçlën për marrjen e detyrës dhe ka shprehur vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët nga Kosova mund të votojnë në Bujanoc, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin Tanimë është zyrtare se zgjedhjet serbe të 3 prillit nuk do të zhvillohen edhe …