Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

Sveçla ka thënë se do të jetë i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Sipas një njoftimi për media nga Ministria e Brendshme, Sveçla ka theksuar se roli i kësaj ministrie do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngritën çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.

Nga ana tjetër, Mustafa ka uruar Sveçlën për marrjen e detyrës dhe ka shprehur vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme