Faqja Kryesore Botë Takimi Trump-Putin: “Një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda, të dy dukeshin të tensionuar”

Takimi Trump-Putin: “Një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda, të dy dukeshin të tensionuar”

4 Min e Lexuar
0
0
73

Fillon takimi Trump-Putin në Helsinki (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, tanimë kanë filluar takimin e përbashkët në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Siç edhe është bërë e ditur, Trump dhe Putin do të zhvillojnë samitin një-ditor në Pallatin Presidencial në Helsinki derisa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe bisedime në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.


Edhe pak minuta nga takimi Trump-Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin e Finlandës në të cilin do të ketë një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Takimi Putin-Trump që konsiderohet historik do të fillojë në orën 12:30 me kohën lokale dhe do të mbahet në pallatin presidencial.

Në Helsinki janë paralajmëruar protesta jo vetëm kundër presidentit amerikan por edhe kundër takimit me presidentin rus.

Protestuesit në Helsinki kanë kërkuar nga Trump që të përqendrohet tek çështja e të drejtave të njeriut.

View image on TwitterView image on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë paraqitur para kamerave në Pallatin Presidencial në Helsinki.

Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus ka thënë se është një kënaqësi për të takuar Trumpin.

Gjithashtu bëhet e ditur se Trump e ka përgëzuar homologun e tij rus për Kupën e Botës në futboll dhe performancën e Rusisë në turne. “Kam shikuar mjaft nga ajo ngjarje… ishte realizuar bukur”, ka thënë Trump.

Gjithashtu Trump ka thënë se “kemi shumë gjëra të mira për të biseduar, që nga tregtia në Kinë”.

“Ne kemi mundësi të mëdha së bashku, nuk kemi shkuar mirë me vite”, ka shtuar Trump.

“Të kesh marrëdhënie të mira është një gjë e mirë”, ka thënë më tej Trump. “Bota dëshiron të na shohë të ecim së bashku”.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Ne kemi 90% të armëve bërthamore në botë dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, citohet të ketë thënë Trump.

Siç shkruan tutje TheGuardian, Putin dhe Trump gjithashtu patën një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda. Të dy dukeshin të tensionuar, ata nuk buzëqeshin shumë.

Derisa asnjë pyetje nuk është marrë nga gazetarët, pritet të zhvillohet edhe takimi i paraparë 90-minutësh “sy më sy” në mes të Trumpit dhe Putinit. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë