Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një takim të ri me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kyle Scott. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një takim të ri me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kyle Scott me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Zyra e informimit të presidentit serb ka bërë të ditur se Vuçiq e ka njoftuar Scottin se Prishtina ka vendosur për rritjen e taksave për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas tij duke shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën qendrore, transmeton lajmi.net. Vuçiq ka shfaqur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimeve në tregti mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreth 30 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti, si dhe interesimin në rritje të kompanive amerikane për investime në Serbi. Scott i ka bërë thirrje Bepgradit dhe Prishtinës të shfaqin fleksibilitet në kërkim të zgjidhjes në mënyrë që të sjellin stabilitet në rajon dhe vazhdim të dialogut, thuhet në njoftim. Vuçiq dhe Scott kanë biseduar edhe për mbështetjen amerikane në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, mes tjerash edhe ndihmës financiare për realizimin e proceseve të reformës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani ka vizituar disa Ministri dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës Kryetarja e degës së PVD-së në Preshev Ardita Sinani me anëtaret e kryesisë së PVD-së …