Kolonat në hyrje të kufirit të Kosovës tek Dheu i Bardhë janë regjistruar deri në tremijë metra.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, fluksi i makinave është regjistruar në hyrje të këtij kufiri, ku qytetarët po presin deri në 3 orë në kolonë.

Ndërkohë, pritja në dalje të këtij kufiri është 3 deri në 5 minuta.

Sipas MPB-së, pritje të udhëtarëve nuk ka në asnjë pikëkalim tjetër kufitar të Kosovës qoftë në hyrje apo në dalje.

Më shumë artikuj të ngjashëm