Faqja Kryesore Botë Trumpi thotë se Grenelli do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Trumpi thotë se Grenelli do ta vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

2 Min e Lexuar
0
0
23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka bërë një punë fantastike dhe se do të vazhdojë të jetë i dërguar për dialogun.

Trump ka bërë me dije se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës”, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.

“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e pa arritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, ka deklaruar presidenti Trump duke iu referuar marrëveshjeve të fundit për rihapjen e transportit ajror dhe hekurudhor Kosovë-Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë