Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar ministrin e deritanishëm për Evropën  dhe Punët e Jashtme  Gent Cakaj i ki cili sot i dorëzoi këtë detyrë Olta Xhaçkës.

Rama theksoi se Cakaj  kryer detyrën në kushtet e një ngërçi absurd, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar, por sipas tij ia ka dalë me sukses.

“Faleminderit Gentit për përkushtimin në krye të kësaj detyre. Duke qenë i detyruar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si  rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. Ska nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”. 

Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar për shkak  të formalitetit mungesa e ministrit të jashtëm të kthehej në mundësi për të krijuar keqkuptime brenda familjes së OSBE e mora këtë angazhim”, tha ai.

Rama mesa tjerash tha se Xhaçka është në lartësinë e duhur për të marrë stafetën në këtë detyrë të rëndësishme.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme