Trupi kordinus ka bër thirrjen e parë publike financiare,për ndihma të njehershme për mbulimin e një pjese për transportin e nxënësve të shkollave të mesme në terirorin e Komunës së Bujanocit.

Fondet ndahen për transportin e nxënësve të shkollave të mesme që banojnë në territorin e komunës së Bujanocit, dhe vijojnë shkollat ​​e mesme në territorin e komunave të Bujanocit, Vranjës dhe Preshevës.

Kandidatët që konkurojnë, krahas kërkesës dorëzojnë:letërnjofitimin e lexuar ne formë elektronike mbi vendbanimin e kanidatit,vërtetimi nga shkolla e mesme,llogaria rrjedhëse e kandidatit apo e prindit.

Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim janë  3.700.000,00 dnarë, paguhen permes Drejtoratit për financa.

Konkursi zgjatë prej 06. 12. 2019. deri më 12. 12. 2019, në 12:00 ora . Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviq, nr. 115, Drejtorati për veprimtari publike, numri i zyrës 301, nga ora 10 – 14.00, me dokumentacion të plotë.

Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare dihe më së voni brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit për dorëzimin e aplikimeve dhe shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Bujanocit dhe në faqen e internetit të komunës: www.bujanovac.rs.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme