Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin republikan, Fatmir Hasani, nëpërmjet një postimi, ka njoftuar se i është bashkuar grupit parlamentar të Çedomir Jovaniviqit dhe të Sulejman Uglaninit.

“Prej sot jemi ne grup parlamentar me Çedomir Jovanović të Partisë Demokratike Liberale dhe SDA e Sanxhakut” – ka shkruar Hasani në facebook.

Kujtojmë se politikani Çedomir Jovanoviq, është politikani i parë serb, që ka njohur pavarsinë e Kosovës, ndërsa Sulejman Uglanin, është politikani nga Novi Pazari që po angazhohet për autonominë e Sanxhakut./LuginaLajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme