Anthony Joshua do të kërkojë t’i kthejë titujt e humbur në përballje me Andy Ruiz Jr, i cili e ka mposhtur disa muaj më parë.

Ndeshja po pritet me shumë kërshëri nga fansat e boksit.

Më poshtë i gjeni informacionet e plota në lidhje me këtë meç.

Për çfarë luftohet?

Rimeçi mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua, pas luftës së tyre të parë në qershor të këtij viti.

Ruiz Jr prodhoi një nga befasitë më të mëdha në historinë e boksit të peshave të rënda, kur e mposhti me nokaut në raundin e shtatë anglezin.

Meksikani i fitoi dhe i posedon titujt në IBF, WBA dhe WBO

Ku dhe kur zhvillohet?

Meç zhvillohet të shtunën më 7 dhjetor në Diriyah, Arabia Saudite.

Në sa ora fillon meçi? 

Arabia Saudite është dy orë përpara me Kosovë. Meçi me orën tonë fillon në ora 20:00.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ku mund ta shihni meçin në Kosovë?

Ngjarja e madhe e boksit fillon nga ora 18:00, por meçi mes Joshua dhe Ruiz JR zhvillohet nga ora 20:00. Do të jetë drejtëpërdrejt në Kujtesa.

Si kushton një biletë?

Biletat aktualisht janë në shitje në faqen e internetit të Diriyah Season, por vendet më të lira sillen rreth 100 funte.

Rekordet e tyre?

Joshua është mundur një herë në 23 luftime, duke fituar 22 prej tyre. 21 prej tyre kanë qenë me nokaut.

Andy Ruiz Jr ka luftuar 34 herë, duke fituar 33. 22 nga ato fitore ka qenë me nokaut.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Parashikimi nga mediat botërore?

Andy Ruiz kur e mposhti herën e parë ishte befasi e madhe dhe nuk besohet se do të mund ta mposht sërish Joshua. Nëse ai e bën dhe Joshua humb, ai atëherë do të ketë pikëpyetje shumë serioze për të ardhmen e tij në këtë sport.

Joshua fiton me nokaut në raundin e tetë.

Anthony Joshua vs Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij meçi edhe në ditët në vijim

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme