Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, ka bërë me dije se kjo parti në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Mitrovicës ka thënë se LVV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Sipas tij, MPB-ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Ai ka deklaruar se MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme