Sot me fillim në ora 11:00 në hapsirat e shtëpisë së kulturës në Bujanoc në prani të këshilltarëve Shqipëtarë të tre kuvendëve Shqiptarë Preshevë Bujanoc Medvegjë u mbajtë kuvendi i Shqiptarëve por përsëri mungon Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi në unifikimin e faktorit politik shqipëtarë.

Deklarata e cila e lexua në këtë kuvend e cila një zëri u aprovua nga këshilltarët e tre kuvendevë Shqiptarë në Luginë të Preshevës.

 

Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në
rrethanat, kur:
• Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian
• Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një
marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)
• Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si
pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,

Në mbështetje të:
– Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),
– Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
– Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
– Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,
– Marrëveshjes së Konçulit (2001),
– Platformës politike te Janarit të vitit 2006,
– Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),
– Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, te majit (2013),
– Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të
Shtatorit të vitit 2015.
Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

DEKLARATË POLITIKE
përmes së cilës KËRKON:

a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me
dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse
(Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);
b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit
real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;
c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe
statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të
RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.
Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë
normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe
Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të
Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.
Në Bujanoc.

 

 

Fotografit nga kuvendi :

 

 

Transmetimi Live i Kuvendit.

 

Transmetim Live i kuvendit :

Posted by WikiLiks.org on Saturday, July 14, 2018

 

 

Intervista me Kryetarin e Komunës së Bujanocit – Shaip Kamberi

Intervista me Kryetarin e komunës së Bujanocit – Shaip Kamberi

Posted by WikiLiks.org on Saturday, July 14, 2018

 

 

LEXO GJITHASHTU :

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më 14.07.2018, sjell këtë :

 

 

 

R E A G I M

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës reagon ndaj gjuhës urrejtëse, diskriminuese dhe denigruese të cilën e përdorin përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhë një pjesë e mediave serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Si pasojë e kësaj fushate fyese, akuzuese e raciste janë përndjekur penalisht dhe padrejtësisht shumë të rinjë shqiptarë, ish pjesëtar të UCPMB-së, janë ftuar në biseda informative me qëllim të ngjalljes së frikës represioni dhe krijimit të pasigurisë së përgjithshme
Kuvendi konstaton nevojën e respektimit të plotë Marrëveshjes së Konçulit dhe Ligjit për Amnistinë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së i miratuar nga Parlamenti i Republikës së Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë më vitin 2001.
Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kundërshton çdo nismë e cila për synim ka cenimin e identitetit, kulturës, historisë dhe traditës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe konsideron se kjo i kontribuon përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe proceseve integruese euroatlantike, aq më tepër largimi i lapidarëve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Në Bujanoc

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme