Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me iniciativë të Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me përgatitjen, organizmin dhe mbajtjen e seancës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës, dje u organizua takim konsultativ, ku pjesmarrës ishin liderët e subjekteve politike shqiptare, kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, deputeti popullor z. Fatmir Hasani, përfaqësuesit e OVL UÇPMB-së nga Presheva dhe Bujanoci si dhe kryetari i Këshillit për të drejtat e njeriut. Të gjithë pjesmarrësit vlerësuan se pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdon të jetë e përkeqsuar, ku diskriminimi shtetëror nga ana e Qeverisë serbe po vazhdon në të gjitha sferat e jetës. Reklamë Gjatë këtij takimi rëndësi e veçantë iu kushtua dialogut Prishtinë – Beograd, ku të gjithë të pranishmit u dakorduan se në saje të këtyre zhvillimeve është e më se e domosdoshme mbatja e seancës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës, për të shprehur kërkesat dhe qëndrimin politik të shqiptarëve të Luginës në adresë të institucioneve të Republikës së Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore serbe. Edhe për kundër ftesës së bërë, në këtë takim munguan kryetari i Alternativës për ndryshime si dhe kryetari i Grupit qytetar të Lëvizjes për reforma PDSH. Në fund takimit të sotëm, të gjithë pjesmarrësit u dakorduan që para mbajtjes së seancës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës të organizohet edhe një takim i radhës, i cili do të mbahet më 09.07.2018 (e hënë) në Komunën e Bujanocit. Në Preshevë, 05 korrik 2018 Shërbimi për informim i PDSH-së Shiko fotot në vijim.. #LuginaDoZgjidhje Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Konjufca: Për Thaçin më e rëndësishme të bëj fotografi me Vuçiqin sesa të merret me platformën për bisedime Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha sot në Kuvendin e Kosovës …