Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Ushqimet që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit

Ushqimet që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit

3 Min e Lexuar
0
0
224

Të gjithë ne e dimë se nuk duhet të pimë kafe në darkë vonë, pasi do të kemi probleme me gjumin. Gjithashtu dimë se ëmbëlsirat para gjumit na bëjnë keq për dhëmbët. Por, ka edhe disa ushqime të tjera, disa prej të cilave të shëndetshme, që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit. Në vijim po listojmë disa prej këtyre ushqimeve, të cilat nuk duhen ngrënë para se të shkoni për të fjetur.

Brokoli dhe lulelakra

Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër to janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.

Mish i kuq

Ka shumë proteina dhe ka efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.

Salcë domateje

Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.

Çokollata e zezë

Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.

Alkooli

Edhe pse një gotë me verë mendohet se të bën të flesh më mirë, alkooli është shumë i keq për gjumin, ndaj këshillohet që ta shmangni.

Pijet me gaz

Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin. Tregohuni më të kujdesshëm tani e tutje!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend