Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes. Kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës, në rastet kur nga posti largohet presidenti. Këtë e parasheh neni 90 i Kushtetutës në dy pikat e para. Ndërkohë pika e tretë e këtij neni precizon se posti i presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj. Sot, Hashim Thaçi dha dorëheqjen pasi i është konfirmuar aktakuza nga Specialja. Kjo kishte ndodhur edhe më 2011. Jakup Krasniqi ishte bërë ushtrues i detyrës së presidentit pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit. Vjosa Osmani në orët e pasdites pritet t’u adresohet qytetarëve si ushtruese e detyrës së presidentes. Like 0
Trajkoviq: Serbët edhe pse të frikësuar nuk do ta votojnë ‘Srpskan’ e Radojiçiqit Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se serbët e Kosovës nuk …