Stil & Trend Ushqimi i pa shëndetshëm shkakton smundje mendore Nga Wikiliks U postua 28/02/2019 3 Min e Lexuar 0 0 1,168 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rritja e sasisë së sheqerit është e lidhur me çrregullimin bipolar, dhe konsumi i drithërave të përpunuara dhe ushqimeve të skuqura, që përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit lidhet me depresionin, tregon një studim i fundit. “Kjo, si dhe kërkimet e tjera, mund të jetë shumë të rëndësishme për terapinë në fushën e mjekësisë së sjelljes”, tha profesor Jim Bant, i cili udhëhoqi hulumtimin. Sipas tij, ka ardhur koha që mjekët të studiojnë me kujdes ndikimin e të ushqyerit në shëndetin mendor. Megjithatë, për të dhënë përgjigjen përfundimtare për këtë pyetje, nevojiten hulumtime të mëtejshme. Shkencëtarët nga Universiteti Loma Linda (SHBA) kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme dhe çrregullimeve mendore dhe një pjesë e hulumtimit është botuar në faqen “Medical Express”. Gjatë eksperimentit, shkencëtarët analizuan të dhënat e marra nga mbi 240,000 anketime telefonike të kryera midis viteve 2005 dhe 2015, si pjesë e një studimi shëndetësor shumëvjeçar në Kaliforni. Ekspertët kanë gjetur se njerëzit që përdorën shumë ushqime të pashëndetshme më shpesh raportuan çrregullime mendore krahasuar me ata që ushqeheshin më shëndetshëm. Mjekët erdhën në përfundimin se pothuajse 17 për qind e të anketuarve vuajnë nga çrregullime mendore, nga të cilat 13.2 për qind janë të moderuar dhe 3.7 për qind janë të sëmurë mendërisht. Bant konkludon se rezultatet e analizës janë të përafërta me rezultatet e hulumtimeve të ngjashme të kryera në vende të tjera Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shpërthen vullkani në Itali, mbyllet aeroporti i Catanias (video) Mali i Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, …