Faqja Kryesore Botë “vijat e kuqe” Prapë në Siri

“vijat e kuqe” Prapë në Siri

7 Min e Lexuar
0
0
79

Pas sulmit me gez helmues në Duma në Siri, ku humbën jetën më shumë se 150 vetë, bashkësia ndërkombëtare reagon me ashpërsi ndaj pushtetmbajtësit Bashar al-Asad. Por Rusia flet për provokim.

Të hënën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskuton sulmin e mundshëm me gaz helmues në Duma të Sirisë të shtunën (07.04), ku humbën jetën 150 vetë, e 1000 të tjerë janë lënduar. SHBA kërkuan thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, mes tyre edhe Franca dhe Britania e Madhe. Pas telefonatës të dielën mes presidentit Trump dhe atij francez, Emmanuel Macron u kërkua që Bashar-al-Asad të mbajë përgjegjësi, nëse ka prova se sulmi me gaz helmues ka ardhur nga pushtetmbajtësi sirian.helmues ka ardhur nga pushtetmbajtësi sirian.

Disa herë “vijat e kuqe”

Trump shkroi në twitter se do të paguhet një çmim i lartë për këtë sulm dhe se “katastrofa siriane do të kishte marrë fund me kohë”, nëse Obama do të kishte vënë jetë kalimin e vijave të kuqe. Për herë të parë ishte ish-presidenti amerikan Barack Obama që bëri fjalë “për vijat e kuqe” të regjimit të Asadit, kur në gusht 2013, në afërsi të Damaskut u vranë 1400 vetë në një sulm kimik. Por ai u tërhoq dhe pranoi propozimin rus për heqjen e arsenalit bërthamor të Sirisë dhe dërgimin e tij jashtë vendit.

Edhe Macron ka paralajmëruar disa herë “nga vijat e kuqe”, se në rast të një sulmi tjetër kimik në Siri, kemi të bëjmë “me vijën e kuqe” dhe se Franca mund të përgjigjet ushtarakisht. Ekspertwt thonw se strategjia e Trumpit dhe Macron për “vijat e kuqe” është me rreziqe: kush kërcënon rregullisht me shpagim, por nuk ndërhyn, humbet besueshmërinë.

Rusia dhe Irani i hedhin poshtë fajësimet. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov i ka quajtur si provokim raportimet për sulme me gaz helmues në qytetin e Dumës. Ekspertë rusë të ushtrisë kanë qenë në terren e nuk kanë gjetur gjurmë të gazit klorik, ka thënë Lavrov. Për Rusinë, akuzat e perëndimit janë fushatë antiruse.

Gjermania sheh Asadin pas sulmit

Krahas SHBA që kanë kërcënuar Asad me kundërpërgjigje, ka reaguar edhe Britania e madhe. Sipas zëdhënësit të kryeministres, Theresa May qeveria britanike bashkë me aleatët “po shikon një diapazon të gjerë mundësish”, nëse do të ketë prova të qarta për përdorimin e armëve kimike.  Edhe Gjermania ka reaguar, duke parë pushtetmbajtësin Asad pas sulmit me gaz helmues në qytetin e mbajtur nga rebelët, Duma. “Edhe në këtë sulm me gaz helmues rrethanat të çojnë tek përgjegjësia e regjimit të Asadit”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin, Steffen Seibert. Qeveria gjermane e ka dënuar “me ashpërsi të plotë” sulmin. Seibert kërkoi nga Rusia të dorëzojë “qëndrimin bllokues” në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Asadit e të lejojë hetimin e përdorimit të armëve kimike.

Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCë) po heton sulmin e mundshëm me gaz hemues në Duma. Mbi bazën e raportimeve për incidentin janë mbledhur disa informacione, tha kreu i organizatës, Ahmet Üzümcü të hënën. Por po mblidhen edhe informacione të tjera, për të parë nëse vërtet janë përdorur armë kimike.

Ndërkohë pas një sulmi me raketa të hënën në mëngjes ndaj një aeroporti ushtarak sirian janë vrarë 14 vetë. Pentagoni hedh poshtë mundësinë e sulmit më raketa ndaj aeriportit. “Aktualisht” nuk po kryhen bombardime bën të ditur Pentagoni.(DW)

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë